Ndërtuesit kundër 3% për stehimin social; Kostoja do u kalojë qytetarëve, do rriten çmimet e shtëpive
Qeveria nuk mund të prodhojë politika të njëanshme me qëllim që të ndihmojë shtresat në nevojë duke shkelur kushtetutën” thuhet në deklaratën e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë” thuhet në deklaratën e ndërtuesve.
Taksim i dyfishtë?
Ndërtuesit nënvizojnë se parashikimi i nenit 19 në ligjin 22/2018 datë 03/05/2018 “Për strehimin social” duke qenë se ka formën e një takse të re vjen në kundërshtim me legjislacionin shqiptar sipas të cilit taksat vendore janë përcaktuar në ligjin nr. 9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar.
“Për me tepër vendosja e një parashikimi të tillë mund të konsiderohet taksim I dyfishtë duke qenë se ndërtuesit aktualisht paguajnë taksën e infrastrukturës një pjesë e së cilës shkon për ndërtimin e banesave sociale. Ky fakt e bën parashikimin e nenit 19 të ligjit për strehimin social tërësisht antikushtetues dhe ne si Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë jemi tërësisht të vendosur të ndërmarrim hapa për ta zhbërë” thuhet në deklaratë.
Ata nënvizojnë se si palë e prekur direkt nga ligji për strehimin social nuk ju është marrë mendim dhe se për ta ky ligj ka kaluar në fshehtësi dhe heshtje të plotë./Monitor
Fraksion.com