Balla: Ndotjes do t’i shkojmë deri në fund
Ndotja është një betejë që do t’i shkohet deri në fund dhe nuk do të lejohet askush të rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin e përbashkët, ka deklaruar sot deputeti i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla.
Llogaridhënia Publike e Qeverisë – Puna për Shqipërinë që Duam, ka vijuar sot në Njësinë Administrative Papër të bashkisë Elbasan, ku bashkë me zëvendëskryeministren Senida Mesi, kryetarin e bashkisë Qazim Sejdini, drejtori i Kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Gledian Llatja, disa zëvendësministra dhe drejtues qendrorë institucionesh iu përgjigjëm një për një shqetësimeve dhe ankesave të banorëve.
Llogaridhënia nisi me banorët e Paprit, një nga zonat ku është investuar më shumë, por shqetësimet e banorëve u fokusuan në drejtim të ndotjes që shkaktohet nga disa kompani që veprojnë në ish-zonën e kombinatit metalurgjik.
Në fjalën e tij, Balla u shpreh se “sigurisht që është shqetësim i madh, prej kohësh është angazhimi i imi personal për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje. I jam bashkuar shumë herë protestave qytetare dhe kemi kërkuar llogari nga këto kompani, për mënyrën e funksionimit të tyre. Kemi bërë kallëzim penal gjithashtu ndaj rafinerisë së naftës dhe nënprodukteve të saj, e cila derdh ujërat e ndotur në kanalet vaditëse të kësaj zone”.
“Është një betejë që do t’i shkojmë deri në fund, nuk do të lejojmë askënd të rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin tonë të përbashkët, askush nuk do të lejohet në punojë në rast se nuk plotëson kushtet mjedisore. Nga banorët pati edhe disa kërkesa për kanalet vaditëse apo kulluese, puna për vendosjen në punë të tyre filloi menjëherë”, – u shpreh ai/ata
Fraksion.com