AktualitetBota+Të fundit

Anulohet hedhja në treg e lojës së dhunshme në video

Pas kritikave të forta nga nxënësit që i kanë mbijetuar sulmit me armë në shkurt të këtij viti në Shkollën e Mesme Marjory Stoneman Douglas dhe prindërve e tyre, një lojë në video e quajtur “Active Shooter” nuk do të publikohet më 6 qershor në “Steam”, një platformë video-lojrash në internet. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jose

Pernalete sjell reagimet ndaj video-lojës dhe vendimin për të mos e hedhur në treg atë.

Loja, e prodhuar nga kompania Revived Game me qendër në Rusi, u lejon lojtarëve të veprojnë si anëtarë të ekipit të policisë speciale SWAT ose një sulmues i armatosur në një platformë dixhitale të quajtur Steam.

End of Courtesy

Laura Guariguata, nëna e një nxënësje që i mbijetoi sulmit në Parkland

“Nëse vazhdojmë të shohim se ka njerëz që janë në gjendje të krijojnë një video-lojë me këto imazhe dhe me këto tema, ne do të vazhdojmë të shohim këto rezultate fatale në shkollat tona dhe në çdo pjesë të botës”.

Laura Guariguata është nëna e nxënëses 17 vjeçare Daniela Menescal, e e cila i mbijetoi sulmit në Parkland. Zonja Guariguata u përpoq të shikonte një video të shkurtër demonstruese të lojës, por pas 40 sekondash ajo nuk mundi të vazhdonte.

Laura Guariguata, nëna e një nxënësje që i mbijetoi sulmit në Parkland

“Unë besoj në një botë pluraliste dhe me liri të shprehjes. Por ju e dini se vdekja është e dhimbshme dhe unë besoj se këta njerëz nuk kanë përjetuar atë lloj dhimbjeje”.

Në një deklaratë të botuar nga Valve, kompania e lidhur me platformën online Steam, zëdhënësi Doug Lombardi tha se prodhuesi i lojës është ndaluar dhe është përshkruar si “një nxitës i urrejtjes, me një histori abuzimi me klientët, shkeljen e të drejtës së autorit dhe manipulimin e komenteve të përdoruesve”.

Sipas psikologes Cristina Balinotti, kjo nuk është hera e parë që një lojë si kjo është hedhur në treg. Pas sulmit me armë në shkollën Sandy Hook në vitin 2012, u krijua një lojë e ngjashme.

“Kjo mund të shihet si një falje për dhunën dhe krimin. Ajo disi mbrohet nga Kushtetuta, sepse liria e shprehjes nuk mund të kufizohet. Por unë mendoj se duhet të bëjmë shumë gjëra në lidhje me mbrojtjen e familjes, për të parandaluar përhapjen ose komercializimin e këtij fenomeni”, thotë psikologia Cristina Balinotti.

Peticionet online dhe aktivizmi në Twitter kontribuan në parandalimin e hedhjes në treg të video-lojës. Zëdhënësi i kompanisë Valve, Lombardi, tha gjithashtu se kompania e tij do të diskutojë përmbajtjen e lojës në video me drejtuesit e platformës Steam.

 

Fraksion.com