AktualitetBota+Të fundit

SHBA: Goditje në mesnatë me tarifat ekonomike ndaj importeve

Administrata e presidentit Trump njoftoi se do të vendosë tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit nga Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe Meksika.

Njoftimi u bë sot nga sekretari i Tregtisë Wilbur Ross, i cili tha se tarifa prej 25 për qind ndaj importeve të çelikut dhe ajo prej 10 për qind ndaj importeve të aluminit, do të hyjë në fuqi në mesnatë.

Zoti Ross tha gjithashtu se në bisedimet me BE-në shënuan përparim, por jo mjaftueshëm për të bërë përjashtime nga tarifat.

 

Fraksion.com