Balla: Opozita me fjalime patetike, miratuam ligje të rëndësishme
Kreu i grupit parlamentar socialist tha për mediat se sot në Kuvend u miratuan ligje të rëndësishme.
“Me gjithë përpjekjen e pakuptimtë të opozitës pavarësisht fjalimeve patetike në sallën e Kuvendit, Kuvendi i Shqipërisë përmbushi sot të gjithë detyrimet përsa i përket funksionimit normal të tij si organi që miraton legjislacionin për të vijuar më tej puna e qeverisë për implementimin e tyre”, tha Balla.
Ligje të rëndësishme të miratuara ishin marrëveshje e rëndësishme për linjën 400 kilovolt Shqipëri- Kosovë, financimi prej 42 milionë eurosh i KfVV dhe ngritja e Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Fraksion.com