Babtshenko “i ringjallur” i kërkon falje gruas
Vrasja e supozuar e gazetarit kritik ndaj Kremlinit, Arkadi Babtshenko ishte një aksion special i shërbimit sekret ukrainas, SBU. Babtshenko i kërkoi falje gruas në Kiev.
Për gazetarin rus, kritik ndaj Kremlinit u mbajt zi në të gjithë botën. Por Babtshenko jeton. Vrasja ishte thjesht një shou e përmasave të mëdha. Sipas shërbimit sekret ukrainas, SBU, vrasja e inskenuar ishte një mision special për të zbuluar aktivitete të shërbimit sekret rus në Ukrainë- Babtshenko u paraqit i gjallë të mërkurën në mbrëmje para kamerave dhe i kërkoi falje gruas.
Rusia e kritikoi këtë si një aksion propagande. Policia ukrainase bëri të ditur të martën, se Babtshenko ishte qëlluar disa herë pas shpine. Autoritetet në Kiev bënë përgjegjëse Rusinë për këtë akt. Rusia i hodhi poshtë të gjitha akuzat.
Fraksion.com