AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasadorja Vlahutin: Kuptojeni, Shërbimi Civil shërben nuk drejton

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, deklaroi sot se në Shqipëri duhet të ndryshojë filozofia e punonjësve të shërbimit civil.

Vlahutin ishte e qartë, kur tha se Shërbimi Civil nënkupton që shërben, nuk drejton.

Deklaratat Vlahutin i bëri gjatë shpalljes së  studentëve fitues të konkursit me temë “Përmirësimi i shërbimeve publike”, një projekt ky i financuar nga BE.

Vlahutin: Dashuroj shërbimin civil, unë jam nëpunëse civile. Për fat të keq nuk është e kuptuar mirë. Shërbimi civil nënkupton që shërben, nuk drejton.Kjo nuk është e lehtë të shpjegohet përherë sepse besojmë se mendësia dhe përvoja nga disa regjime të mëparshme ishte mjaft e ndryshme. Shtetit nuk i duhej asnjëherë të vërtetonte ndonjë gjë. Qytetarëve u duhej të provonin.

Shoh që e njëjta lojë logjike ende vijon të funksionojë dhe absolutisht duhet të ndryshojë. Ju jeni taksapagues, këto janë paratë tuaja, shërbimet tuaja dhe keni absolutisht të drejtën të merrni më të mirën në këmbim të tyre. Ju duhet të kërkoni, ju duhet të jeni shumë të qartë për mënyrën si doni të funksionojë kjo.Kjo është arsyeja pse shpresoj që investimi që ne po bëjmë për reformimin e shërbimit civil dhe administratës publike në Shqipëri do t’ia vlejë.

 

Fraksion.com