AktualitetBota+Të fundit

A ka shpresa për evitimin e konfliktit tregtar SHBA-BE?

Vetëm deri të premten janë në fuqi rregullat e deritanishme për doganat e çelikut dhe aluminit. Evropianët po përpiqen që me diplomaci të matur ta bindin Trumpin që të mos vendosë dogana ndëshkuese. Do të kenë sukses?

Politikani evropian, eksperti për çështje tregtare, Bernd Lange (SPD) mendon se shanset për një marrëveshje mes BE dhe SHBA që të evitohen doganat ndëshkuese për importin e çelikut dhe aluminit, janë të vogla. Ai nuk beson se presidenti amerikan Donald Trump do të bindet që ky vendim të mos futet në fuqi. Në Paris filloi këtë të merkurë takimi i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ku tema kryesore janë grindjet tregtare mes SHBA dhe BE.

Në kornizat e konferencës do të takohen edhe Komisionerja e BE për Tregti, Cecilia Malmström dhe ministri amerikan i Tregtisë Wilbur Ross. Edhe ministri gjerman i Ekonomisë  Peter Altmaier (CDU) do të jetë i pranishëm në takimin dyditor ku bëhet fjalë për raportet tregtare SHBA-BE. Altmaier thotë se do të ketë bisedime intensive me amerikanët, me qëllim arritjen e një “Deal”, që do të ishte në interesin e të dy palëve dhe do të ruante shumë vende të punës.

“Denime? Ne nuk kemi bërë asgjë!”

Symbold zum drohenden Handelskrieg zwischen den Vereinigten Staaten von Amerika USA und der Euopäisc (imago/R. Peters)

Presidenti amerikan Trump ka paralajmëruar ngritjen e doganave 25% për çelik dhe 10% për alumin. BE ka kohë deri të premten që të pozicionehet lidhur me kërkesat amerikane. BE dhe Gjermania kërkojnë që të përjashtohen nga masat ndëshkuese amerikane dhe të gjendet një kompromis për tregti të përbashkët me çelikun dhe aluminin.

Lange thotë se Trumpi dëshiron të marrë vendime të rëndësishme dhe që votuesve të tij t’u dërgojë sinjale të qarta, në prag të zgjedhjeve të nëntorit. Ndaj ai nuk pret ndonjë marrëveshje konkrete në takimin mes Malmström dhe Ross. Malmström nuk ka ndonjë mandat për negociata: “Ne shprehim keqardhje për këto gjëra, të cilat mund të zgjidhen ndryshe. Por nën presion nuk duam të negociojmë.” Lange thotë se “ne nuk kemi bërë asgjë”, ndaj këto masa nuk duhet të quhen “ndëshkuese”. “Ata do të dëmtojnë tregun e vet.”

Whiskey dhe Jeans karshi çelikut dhe aluminit

Irland Nordirland Bushmills Destillerie Whisky (picture-alliance/dpa/P. Faith)

BE ka propozuar që SHBA-së t’i ofrohen lehtësime në dogana për eksportin e prodhimeve: Whiskey, motoçikleta dhe Jeans, me kusht që çeliku dhe alumini nga Evropa të përjashtohen nga doganat shtesë. Ndryshe në Bruksel është paralajmëruar se BE do të përgjigjet me kundërmasa. Komisionerja Malmström është shprehur të marten pesimiste: “Shpresoj se do të kemi një bashkëpunim pozitiv pa dogana shtesë. Por nëse jemi realistë, mendoj se shpresat nuk janë të mëdha”. “Edhe nëse SHBA vendos që BE të përjashtohet nga masat ndëshkuese, unë pres që SHBA të vendosë ndonjë masë tjetër kufizuese për eksportet e BE.”

BE kërkon “arsyeshmëri”

Ekonomisti Dennis Snower ka paralajmëruar nga përshkallëzimi i konfliktit tregtar. “BE ka shansin që të pozicionohet si një zë i arsyes dhe nuk duhet të reagojë me masa ndëshkuese ndaj masave amerikane”, thotë Snower. Sipas tij, BE duhet të gjejë rrugë të tjera për uljen e dëmeve nga masat amerikane./DW

 

Fraksion.com