A do ta kalojë ‘provën e zjarrit’ LlallA? Ka përballë Ina Ramën
Ditën e sotme, në orën 10:00, do të mbahet seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ankimimin e komisionarit publik, në lidhje me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Seanca e sotme është vazhdimi i asaj të 15 ditëve më parë, e cila u shty pasi Llalla nuk kishte marrë njoftim për të dhe se avokati i tij duhet të rifreskonte prokurën. Ai tha se kishte dy javë që nuk komunikonte me klientin e tij, duke ngjallur reagime të ndryshme në media.
Hazizaj kërkoi jo më pak se 15 ditë kohë nga trupi gjykues, në përbërje të të cilit është edhe paraardhësja e Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme, Ina Rama. Kujtojmë se procesi i rivlerësimit për ishKryeprokurorin Llalla nisi në nëntor 2017, por ai u ndërpre me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Shkak për ndërprerjen u bë dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë. Ish-Kryeprokurori Llalla vendosi që të mos e shfrytëzojë privilegjin ligjor për t’u emëruar në Apel. Mirëpo, pas regjistrimit të procedimit penal ndaj Llallës, në mars të këtij viti në Prokurorinë e Durrësit, komisionari publik vendosi të apelojë vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ishKryeprokurorit.
Mbetet të shihet se cilat janë argumentet e komisionarit për vazhdimin e vetingut për Llallën. Nga ana tjetër, ish-Kryeprokurori është nën hetim për katër vepra të ndryshme penale.
Cfare ndodhi ne seancen e 16 majit
Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi.
Sokol Çomo: Kur keni komunikuar për herë të fundit me të përfaqësuarin tuaj?
Avokati i Llallës: Para dy javësh.
Sokol Çomo: Keni komunikuar direkt?
Avokati i Llallës: Jo, përmes familjarëve, përmes bashkëshortes.
Sokol Çomo: Po direkt kur ka qenë komunikimi i fundit?
Avokati i Llallës: Më shumë se dy javë më parë.
Luan Daci: Keni tagër të mbroni këtë subjekt?
Avokati i Llallës: I kam të gjithë tagrat.
Trupa gjykuese tërhiqet për të marrë një vendim për prokurën e përfaqësimit të avokatit
Sokol Çomo: I kërkojmë avokatit të plotësojë prokurën e përfaqësimit, duke u shprehur në mënyrë të posaçme vullneti i Llallës për ta përfaqësuar plotësisht në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.
Sokol Hazizaj: Brenda 15 diteve mund te realizohet njoftimi i subjektit te rivleresimit.
Sokol Çomo: Shtyhet seanca per ne 31 Maj 2018 ora 10./javanews
Fraksion.com