8 mënyra për të çliruar trurin nga stresi
Të qenit ndërmarrës nuk është e lehtë. Ka shumë ulje dhe ngritje dhe shpesh duket se gjithçka do të shkojë keq dhe do të eksplodojë në fytyrën tuaj. Do të ketë pengesa, bllokime të pa planifikuara, argumente dhe shumë gjëra të cilat kontribuojnë në një gjë, në stres të shumtë.
Përderisa nuk mund të shmangni stresin tërësisht, mbushja e tij mund të ju dërgojë në shkatërrim. Një mendje e kthjellët është mendje e shëndoshë dhe produktive. Këtu janë tetë mënyra se si mund të lironi mendjen nga stresi dhe të qëndroni të fokusuar për të arritur çdo qëllim që vendosni.
Flisni me një shok
Diskutimi i problemeve, pengesave dhe zgjidhjeve potenciale me një shok është mënyrë e mrekullueshme për të zvogëluar stresin. Shpesh ne, si ndërmarrës lidhemi aq shumë me punën tonë sa që shkaktojmë vetë stresin.
Thjeshtë të folurit mund të qartësojë një situatë dhe të mësoni se gjërat nuk janë aq keq siç i keni imagjinuar. Gjithashtu, vetëm duke ditur se keni dikë i cili do jetë gjithmonë aty për ju ju jep vetëbesim shtesë për të tejkaluar çdo situatë.
Lexoni një libër të mirë
Zgjedhja e një libri ju jep mundësi të largoheni, pa u larguar me të vërtetë. Merrni këtë kohë për të mësuar ndonjë temë, çfarëdo qoftë e cila po shkakton stresin tuaj aktual. Ju mund të fitoni njohuri, këshilla dhe paqe të mendjes duke lexuar.
Shkruani mendimet tuaja në një letër
Shkrimi është diçka të cilin shumë ndërmarrës nuk e bëjnë mjaftueshëm, por është një ushtrim i fuqishëm i cili mund të ju ndihmojë të kuptoni më mirë çdo dilemë ose situatë. Vendosni një letër në tavolinën tuaj dhe futeni në çantën tuaj kur largoheni nga zyra, t’a mbani me vete gjatë gjithë kohës.
Kur një situatë stresuese shfaqet nxjerrni letrën dhe shkruani problemin, çfarë po kontribuon në atë problem dhe mënyrat e mundshme për të larguar atë. Provojeni, do të befasoni veten se si do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje për çfarëdo çështje.
Shkoni në palestër
Palestra është një mënyrë e mrekullueshme për largimin e stresit. Gjetja e motivimit për të shkuar në palestër është shpesh pengesa më e madhe për t’u tejkaluar, por sapo të mësoheni me ushtrimet e rregullta ju nuk do të humbisni mundësinë për të larguar stresin në palestër.
Lini telefonin tuaj në makinë, largoni kufjet dhe lejoni që gjaku juaj të rrjedhë. Përveç largimit të stresit, përfitimet shëndetësore të ushtrimeve të rregullta duhet të jenë të mjaftueshme që të ju bindin t’a bëni shprehi të rregullt.
Dilni për një vrapim të gjatë
Së bashku me palestrën, gjithashtu më pëlqen të bëj një vrapim të gjatë për të liruar kokën time dhe të ik nga biznesi. Sikur në palestër, lini telefonin tuaj në shtëpi ose në zyrë. Është shumë e lehtë të bëni një pushim për të kontrolluar emailet nëse merrni telefonin, por një email ose një mesazh i vetëm mund të shkaktojë që stresi të kthehet menjëherë. Merrni një palë këpucë të rehatshme vrapimi dhe sigurohuni të keni një listë të muzikës së mrekullueshme. Lejoni që vrapimi dhe muzika të ju konsumojnë.
Godisni ose luani golf
Kam parë meshkuj dhe femra të të gjitha moshave në ring. Nganjëherë, ju duhet të godisni diçka dhe të liroheni. Nëse ky aktivitet nuk ju pëlqen shkoni të luani golf.
Gjeni kohë për të medituar
Meditimi i vërtetë, kur jeni në gjendje të largoni veten nga gjithçka në botën tuaj dhe të fokusoheni vetëm në frymëmarrje, ka përfitime të mrekullueshme. Eleminon stresin, ju jep mundësi të mendoni qartë, të shihni rezultatin e madh dhe ndihmon të zvogëloni probabilitetin e ngjarjeve në të ardhmen të cilat po ju stresojnë.
Si ndërmarrës, ne jemi shumë të zënë dhe shpesh harrojmë të pauzojmë për një minutë dhe të marrim frymë.
Shkëputuni nga teknologjia dhe dilni të ecni
Shkëputuni nga teknologjia dhe dilni në natyrë, një plazh ose një park, ju ofron një vend të mrekullueshëm për të harruar situatat stresuese për një minutë dhe të humbisni. Lidhja me natyrën ju kujton se ne, së bashku me gjerat të cilat na shkaktojnë stresin, janë vetëm pjesë të vogla të një fotografie shumë më të madhe./EO
Fraksion.com