AktualitetKosovaTë fundit

Policia kosovare aksion në lokalet e natës, 122 vajza nga Shqipëria

Policia e Kosovës përmes gjatë kontrolleve në 28 lokale e bare nate, ka shoqëruar disa vajza nga Shqipëria dhe rajoni.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së, në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunalë, zyrtarëve të ATK-së dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër të PK-së, ka realizuar kontrolle dhe inspektime rutinë në 28 bare dhe lokale të ndryshme. 7 nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorë kompetentë.

“Në këto lokale policia ka hasur njëqind e tetëdhjetë e tri (183) femra (122 shtetase të  Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe 1 shtetase bullgare). Të gjitha shtetaseve të huaja u janë konfiskuar dokumentet (në mungese të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit) dhe u janë lëne ftesat për t’u paraqitur në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj”, thuhet në njoftimin për media nga Policia kosovare.

Polica gjatë kontrollit në lokale ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 8 copë fishekë, një thikë, një shufër metali dhe gjësende tjera relevante.

Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saj kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore./javanews.

 

 

Fraksion.com