Pesë veshjet që nuk duhet t’i blini kurrë të përdorura
Më parë ishin thjesht rroba të përdorura, tani janë veshje të dorës të dytë ! Mund t’i quajmë sit ë doni, në thelb mbeten të njëjta, rroba që janë veshur më parë nga njerëz të panjohur për një kohë të pacaktuar, e që ne i blejmë me një çmim të reduktuar ! Nuk ka asgjë të keqe të riciklosh veshje, por kur vjen puna tek disa artikuj do ishte mirë t’i blinit të rinj , e as mos t’ju shkonte mendja t’i blinit të përdorur.
Të brendshmet
Të brendshmet janë në thelb një lëkurë e dytë. Nuk mund t’i blini këto veshje kurrësesi të përdorura, pasi larja e tyre nuk i pastron këto të fundit nga mikroorganizmat që mund të bëhen burim infeksioni apo sëmundjesh për ju!
Rrobat e palestrës
Këto veshje lahen shumë shpesh dhe nuk ia vlen t’i blini të përdorura, pasi nuk do t’i vishni gjatë para se të bëhen për t’u hedhur. Materiali i veshjeve të sportit është elastik dhe ka tendencën ta humbasë këtë veti pas disa larjesh.
Kapelet
A ju kujtohet hera e fundit që keni larë kapelen tuaj? Pikërisht. Kapelet e përdorura nga një person që ju as nuk e njihni, me shumë mundësi nuk janë larë asnjëherë. Shumica e kapeleve do të prisheshin nëse do të laheshin në lavatriçe ndaj, nëse këto të fundit nuk mund t’i lani në makinë larëse, mos i blini fare më mirë.
Rroba banjo
Është shumë e thjeshtë : janë të brendshme !
Këpucët
Përtej baktereve që mund të gjenden në brendësi të këpucës, sidomos nëse këto të fundit vishen pa çorape, veshja e përsëritur do të ketë formuar brendësinë e këpucëve sipas këmbës së përdoruesit të mëparshëm , duke mos ju ndenjur juve siç duhet.
Fraksion.com