Eurostat: Shqipëria e dyta për çmimin më të lartë të energjisë në Rajon
Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në vendet e Ballkanit Perëndimor pas Mali të zi, sipas të dhënave që publikoi sot Eurostat. Në raport me fuqinë blerëse vendi ynë renditet e 21-ti në Europë për çmimin e lartë të energjisë duke lënë pas edhe vende të tjera të zhvilluara, si Franca, Holanda, Suedia etj.
Eurostat vlerësoi se çmimi mesarat për 100 kwh energji në gjysmën e 20017 në Shqipëri ishte 8.6 euro, në Serbi është 7 euro, në Maqedoni 8.1 euro, në Kosovë 6.5 euro dhe në Malin e Zi 10 euro.
Por çmimi i energji dyfishohet në Shqipëri në raport me fuqinë blerëse, duke shkuar në 18.9 euro.
Çmimet e energjisë elektrike në Bashkimin Evropian u ulën mesatarisht (-0.2%) mes gjysmës së dytë të vitit 2016 dhe gjysma e dytë e vitit 2017, për të qëndruar në një nivel mesatar 20.5 euro për 100 kwh.
Në të gjithë shtetet anëtare të BE-së, çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në gjysmën e dytë të vitit 2017 shkonin nga nën 10 euro në 100 kwh në Bullgari, në më shumë se 30 euro për 100 Kwh në Danimarkë dhe Gjermani. Ndërsa çmimet e gazit të amvisërisë ranë me 0.5% mesatarisht
Rritja më e madhe e çmimeve të energjisë elektrike u vu re në Qipro dhe rënia më e madhe në Itali Në vendet anëtare të BE-së, në Qipro u regjistrua rritja më e madhe e çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Në gjysmën e dytë të vitit 2017 çmimet u rritem me 12.6% në Qipro, pasuar nga Rumania (+ 7.2%), Malta (+ 7.1%), Estonia (+ 6.5%), Mbretëria e Bashkuar (+ 5.3%), Bullgaria dhe Belgjika (+ 4.8%) dhe Polonia (+ 4.5%).
Në të kundërt, uljet më të mëdha janë vërejtur në Itali me (-11.1%), Kroaci (-7.5%), Sllovaki (-6.2%) dhe Greqi (-6.0%).
Çmimet mesatare të energjisë elektrike në gjysmën e dytë të vitit 2017 ishin më të ulëta në Bullgari (9.8 euro për 100 kwh), Lituani (11.1) dhe Hungari (11.3) dhe më e larta në Gjermani (30.5 euro), Danimarkë (30.1 euro ) dhe Belgjikë (€ 28.8). Çmimi mesatar i energjisë elektrike në BE ishte 20.5 euro për 100 kwh.
Ndërsa duke krahasuar çmimet në raport me fuqinë blerëse çmimet më të ulëta të energjisë elektrike shtëpiake u gjetën në Finlandë 13.0 PPS për 100 kwh), Luksemburgu (13.4) dhe Holanda (14.0) dhe më e larta në Gjermani (28.8), Portugalia (28.0), Belgjika (26.4), Rumania (26.0) dhe Polonia (25.4).
Më shumë se gjysma e çmimit të energjisë elektrike përbëhet nga taksat dhe taksat në Danimarkë, Gjermani dhe Portugali./Monitor
Fraksion.com