Dosja “Tahiri”, gazetari italian zbulon për çfarë është pyetur Moisi Habilaj në Katani
Gazetari i “Meridionews”, Dario De Luca, ka folur sot për news24, ku ka dhënë informacione në lidhje me seancën e sotme dhe seancat që pritet të bëhet nesër.
“Seanca e pyetjeve sot ka zgjatur 3 orë dhe janë marrë 14 persona në pyetje. Nuk kemi informacione se çfarë është pyetur, patjetër që Habilaj është pyetur për lidhjen me Saimir Tahirin. Nuk dihen ende informacionet që kanë marrë prokurorët. Ajo e nesërme quhet një seancë kalimtare tranzitore. Nesër dalin përpara gjykatës, personat e grupit ku pjesë e tyre edhe dhe Moisi Habilaj si një nga personazhet kryesor të grupit”, ka thënë De Luca.
Fraksion.com