AktualitetTë fundit

Zbulohet shtëpia ku u gjetën armatimet dhe drogë

Zbulohet shtëpia ku u gjetën arme dhe drogë.

Ajo ndodhet te zona e Shkëmbit të Kavajës, në katin e gjashtë të një pallati shumëkatësh.

Pronari i saj, Xhevair Lushka, është shpallur në kërkim.

ABC News shkoi atje dhe konstatoi se në hyrje ishte vënë një shirit i policisë dhe shtëpia mbahej e mbyllur.

Të hënën aty, ndërsa shërbimi përmbarimor do të ekzekutonte një vendim sekuestro, gjeti 1 snajper, 1 automatik, 1 pistoletë, 4 silenciatorë, krehëra me fishekë, një sasi të vogël marijuane, fenelina, mjete dhe veshje policie.

Armët e sekuestruara janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

 

Fraksion.com