AktualitetBota+Të fundit

SPD: Mbështetje për politikën ndaj Rusisë të ministrit Maas

Si “gjithnjë e më shumë armiqësore” e kishte quajtuar Heiko Maas Rusinë duke shkaktuar shqetësim në SPD. Në kryesinë e partisë atij iu desh të justifikohej – dhe qe në gjendje që ta shtensiononte mosmarrëveshjen.

Ai sapo kishte mbushur një muaj në postin e ministrit të Jashtëm, kur Heiko Maas përjetoi kundërshti nga partia e tij. Në Partinë Socialdemokrate Gjermane shumë u tmerruan për tonin e ashpër, me të cilin i drejtohej ministri i Jashtëm Rusisë. Të hënën Maasit e ftuan që të paraqiste në kryesinë e partisë së tij pozicionin e tij. Për mbi një orë u diskutua atje dhe në fund SPD i dha ministrit të saj të Jashtëm “mbështetje të qartë për ta intensifikuar dialogun me Rusinë”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i partisë, Lars Klingbeil.

Rezultatet e para Maasi edhe ia prezantoi kryesisë së SPD. Formate bisedimesh si Këshilli Nato-Rusi ose Formati i Normandisë, takimi i Gjermanisë me Rusinë, Ukrainën dhe Francën, tani ai i rigjallëroi. Për këtë SPD-ja i është mirënjohëse, thotë Lars Klingbeil, meqënesë mund të zhvillohet sërish një “dialog më intensiv me Rusinë se në vitet e fundit”. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014 forumet e dialogut u ngrinë dhe u vendosën edhe sanksione kundër Rusisë.

Në SPD ka zëra, të cilat e vënë në pikëpyetje kuptimin e këtyre sanksioneve përballë Rusisë. Por për Heiko Maasin është e qartë se zbutje të sanksioneve mund të ketë vetëm kur Moska t’i përmbahet marrëveshjes së Minskut. Në Minsk ndër të tjera u ra dakord për një armëpushim në Ukrainën Lindore. Edhe në çështjen e sanksioneve në SPD nuk ka kundërshtime. SPD i përmbahet marrëveshjes së koalicionit me CDU/CSU në këtë pikë.

Außenminister Heiko Maas in Moskau (AFP/Getty Images/Y. Kadobnov)

Sfida: Krimeja dhe Siria

Në përgjithësi SPD shprehet në mbështetje të një “partneriteti strategjik” me Rusinë. Marrëdhëniet kanë historikisht ose aktualisht një “rëndësi shumë të madhe” thotë Klingbeil. Kjo vlen edhe në kohë të vështira si tani, në të cilat raporti me Rusinë “është shumë i sfiduar”.  Aneksimi i Krimesë dhe roli i Rusisë në Siri janë pika kritike për SPD, të cilat duhet të diskutohen edhe në të ardhmen.

Pas mbledhjes me Maasin, mosmarrëveshja e brendshme e SPD-së duket e shtensionuar. Para së gjithash politikanë socialdemokratë nga Gjermania Lindore, që janë shumë skeptikë përballë linjës së re të ministrit të Jashtëm, u bindën. Kështu kryetari i SPD-së për Landin e Saksonisë, Martin Dulig, lëvdon që Maasi e rigjallëroi dialogun me Rusinë dhe është i kënaqur “që ministër i jashtëm gjerman është një socialdemokrat”.

Heiko Maasi i qetësoi kritikët e tij brenda partisë para së gjithash me një takim me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov para tri javësh. Edhe në Moskë që atëherë është ulur shqetësimi për tonet më të ashpra nga Gjermania. Kështu, ambasadori rus në Gjermani u shpreh se atmosfera tani është “sërish pozitive”./DW

 

Fraksion.com