AktualitetNATO/BETë fundit

Shefi i NATO-s, detyra jonë: Të sigurojmë dhe mbrojmë njëri-tjetrin

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Varshavë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg  mori pjesë në seancën plenare vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (NPA) në Varshavë të hënën, më 28 maj 2018, ku dhe  mbajti një fjalim të ndjekur nga një sesion pyetje  përgjigjesh, moderuar nga Presidenti i NPA, Paolo Alli.

Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg përvijoi temat kryesore të Samitit të ardhshëm të liderëve aleatë në fjalimin kryesor të tij në Asamble.

Shefi i NATO-s theksoi se Samiti në korrik do të trajtojë përpjekjet e NATO-s për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen e Aleancës dhe për të rritur rolin e saj në luftën kundër terrorizmit. Liderët gjithashtu do të diskutojnë bashkëpunimin NATO-BE, modernizimin dhe përshtatjen e NATO-s, dhe ndarjen më të drejtë të barrës.

Në fjalën e tij, Stoltenberg nënvizoi unitetin dhe përshtatjen e NATO-s në një mjedis të pasigurtë të sigurisë. “Jemi 29 demokraci me mendime nganjëherë të ndryshme. Kjo është natyra e demokracisë. Por NATO qëndron e bashkuar rreth detyrës tonë kryesore: ne sigurojmë dhe mbrojmë njëri-tjetrin,” tha ai. Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu falënderoi parlamentarët e NATO-s për punën dhe mbikëqyrjen e tyre të rëndësishme.

Ndërsa në Varshavë, Stoltenberg mbajti bisedime me presidentin polak Andrzej Duda. Ai vlerësoi kontributet e Polonisë në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë, si dhe trajnime në Irak. Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu falënderoi Poloninë për pritjen e komandave dhe aftësive kyçe, duke përfshirë  grupbetejën shumëkombëshe të NATO-s në Orzysz.

Sekretari i Përgjithshëm u takua gjithashtu me Kryeministrin Mateusz Morawiecki dhe Ministrin e Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

 

Fraksion.com