AktualitetBota+Të fundit

Rusia dhe Izraeli: Marrëveshje sekrete për kufirin jugor të Sirisë

Izraeli dhe Rusia kanë arritur në fshehtësi një marrëveshje, për të distancuar forcat iraniane nga kufiri jugor i Sirisë.

Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi ka rënë dakord që forcat e regjimit të rikthehen e të patrullojnë në pikën kufitare të Golan Heights, e në këmbim i ka kërkuar Rusisë garancinë që në këtë rajon të mos ketë prani të elementëve të huaja, duke nënkuptuar kështu forcat iraniane dhe Hezbollahun libanez.

Të njëjtat burime informojnë se Rusia do të negociojë jo vetën për largimin e palëve të sipërpërmendura, por edhe për largimin e ushtarëve të SHBA-së dhe Turqisë.

Mësohet se kjo marrëveshje i jep gjithashtu të drejtën Izraelit të ndërhyjë brenda Sirisë, në rast se i kërcënohet siguria kombëtare.

Pretendohet se edhe regjimi i Assadit e ka pranuar marrëveshjen, por deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liebermen do të udhëtojë të mërkurën në Moskë, me qëllim që të diskutojë për situatën në Siri me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov. Një ditë më parë, Lavrov deklaroi se në rajonin jugor kufitar të Sirisë duhet të angazhohen vetëm forca siriane të sigurisë.

 

Fraksion.com