AktualitetPolitikëTë fundit

Ruçi – Thomas Greminger: Të vendosur për reformën zgjedhore; Transparenca shumë e rëndësishme

Në takimin që zhvilloi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger Ruçi u shpreh se “Prania e OSBE është shumë e mirë në Shqipëri”.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, theksoi se Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për të kryer këtë Reformën Zgjedhore.

“E falenderova Thomas Greminger për ekspertizën që OSBE i ka ofruar Kuvendit për legjislacionin, veçanërisht për Reformën Zgjedhore në Shqipëri. Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për të kryer këtë Reformë. Ndryshe nga herët e tjera kemi filluar nga puna që në fillim të kësaj legjislature, për t’i dalë përpara problematikave”, tha kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger tha se mbështetja për Shqipërinë do të vijojë.

“Shqipëria ka dhënë kontribut në misionin që po bëhet në Ukrainë. Shqipëria ka bërë disa reforma, OSBE iu mbështet. Transparenca është shumë e rëndësishme për parlamentin. Ne kemi mundësuar në përmirësimin e legjislacionit të Kuvendit, Kodit të Sjelljes së Deputetëve. Kodi pas miratimit duhet të zbatohet sikur duhet”, u shpreh Thomas Greminger.

Ruçi dhe Greminger nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë, OSBE-së dhe Qeverisë Zvicerane në lidhje me projektin ri “Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar”.

Projekti ka për synim t’i ndërgjegjësojë dhe fuqizojë qytetarët me qëllim që të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në vend.

 

Fraksion.com