AktualitetBota+Të fundit

Presidenti Erdoğan bisedë telefonike me presidentin rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sipas Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se në bisedën e zhvilluar ditën e sotme krahas Sirisë u diskutua edhe për marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve, veçanërisht për sektorin energjisë.

Duke vënë theksin në rëndësinë e arritjeve nga mekanizmi i Astana-s për zgjidhje politike në Siri, të dy liderët theksuan se regjimi dhe opozita duhet të jenë të kujdesshëm për të qenë konstruktivë që të përparojnë në mënyrë të shëndoshë në kuadrin e Kombeve të Bashkuara.

Në bisedë u theksua gjithashtu edhe rëndësia e integritetit territorial të Sirisë.

Presidenti Erdoğan në bisedën telefonike në lidhje me procesin politik në Siri ka tërhequr vëmendjen se nuk duhet të lejohet hapësirë për grupet nën komandën e organizatave terroriste PYD/YPG. Po ashtu dy liderët ka bërë të ditur se Siria nuk duhet të shndërrohet territor i një konflikti mes Iranit dhe Izraelit.

Në bisedë u tha se progresi në Projektin e Centralit të Energjisë Bërthamore Akkuyu si dhe Projekti i Gazsjellësit Natyror “Rrjedha Turke” është në nivel të kënaqshëm.

Presidenti Erdoğan dhe Presidenti i Federatës Ruse, Putin, gjithashtu në bisedën telefonike theksuan rëndësinë e përdorimit të monedhës vendase në zhvillimin gjithnjë e më të madh të marrëdhënieve ekonomike bilaterale.

 

Fraksion.com