Miriam Cani: Përvoja ime kur linda Amelinë: Ja plani për fëmijën e dytë
Miriam Cani, përpara se njihej dhe të lidhte kurorë me Alban Skënderaj ka patur një karrierë të suksesshme në Gjermani! Ndonëse këngëtarja nuk është shkëputur nga bota e muzikës, duket se nga karriera jashtë Shqipërisë i është dashur të heqë dorë ! Megjithatë, Miriami së bashku më Albanin dhe të voglën Ameli fluturon shpesh drejt Gjermanisë, pasi ajo ka familjen atje! Po në atë vend, këngëtarja ka sjellë në jetë dhe vogëlushen e saj !
E ftuar në “Në kurthin e Piter Pan” Miriami ka treguar gjithashtu një nga përvojat më të çuditshme në maternitetin gjerman.
“Unë kisha shumë dëshirë të lindja në mënyrë natyrale. Ama, kur shkuam, proçesi zgjati 18 orë dhe për shkak të kontraksioneve mjekët u detyruan të më vënë në qetësues dhe të ndërhynin”, – ka treguar Miriam. “Sigurisht, ky proçes zgjati shumë pak. Por gjermanët kanë një gjë. Kur lind një fëmijë, ata zhveshin nënën nga mesi e lart dhe vendosin fëmijën në trupin e nënës që fëmija të ndiejë erën e prindit, të dëgjojë rrahjet e zemrës. Por unë isha në gjumë. Dhe ata iu drejtuan Albanit. ‘Zotëri, mund të zhvisheni?’, i thanë mjekët Albanit. ‘Po nuk do lind unë sot!’, – u tha Albani”, – ka treguar këngëtarja e sigurisht, Albani u dorëzua.
Këngëtarja shqiptare tha se Albanin e kishin futur në një dhomë dhe e kishin shtrirë më Amelinë. “Nga fundi dëgjova një ‘Më ndihmoni! Më ndihmoni!’ dhe më pas vjen Albani e më thotë: ‘Po këta gjermanët janë të çmendur fare!”, – ka përfunduar Miriami.
Gjithashtu ajo nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse do ta bëjë me një motër ose vëlla Amelinë dhe Miriami tregon se ende nuk është gati për një hap të tillë, por në të ardhmen sigurisht që do të ketë dhe një fëmijë të dytë./Living