AktualitetPolitikëTë fundit

Komision/ Spaho: Liruat Tahirin, turp! Braçe: Drejtohuni KLD-së, e keni tuajin

Deputetët e opozitës kanë shtruar sot në Komisionin e Ekonomisë si kryefjalë të debatit sërish çështjen “Xhafaj”, si dhe lirimin e ish ministrit të Brendshëm  Saimir Tahiri.

Komisioni po zhvillohet në frymën e replikave,akuzave dhe debateve të ashpra.

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho thotë se lirimi i Tahirit është një turp, ndëkohë që ka paralajmëruar se nëse dështojnë negociatat, socialistët do të përballen edhe më ashpër me zemërimin e shqiptarëve.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i është përgjigjur duke i thënë se gjykata e prokuroria nuk ka lidhje me forcën e tij politike dhe se ai duhet t’i drejtohet KLD-së. Braçe shton se kjo e fundit është në kontrollin e PD-së, pasi është pikërisht kjo forcë që i ka vendosur anëtarët e saj në detyrë.

Debati

Spaho: Nuk kanë turp, as skuqen as zverdhen, ia hedhin fajin opozitës, e cila në fakt është investuar prej vitesh për hapjen e negociatave, madje edhe ky qëndrim që po mbajmë synon të japim shembuj konkretë që po luftohet krimi dhe po priten lidhjen e tij me qeverinë.

Ju shkoni më tej, lironi edhe atë që ishte në arrest shtëpiak dhe mbani ministrin e Brendshëm, kur nuk keni pse e mbani. Ne po punojmë për kushtin kryesor, më pas është përgjegjësia juaj nëse negociatat dështojnë. Ju do përballeni edhe më ashpër dhe më fort me zemërimin e qytetarëve të këtij vendi.

Braçe: Kur jeni serioz, kur hidhni këngë e valle apo kur flisni në komision? Thatë që ajo që bëjnë prokurorët është shumë e rëndë, nuk ka asnjë lidhje me ne, gjykatësit po ashtu nuk kanë lidhje me ne.

Spaho: E di ca kënge ke kënduar dhe do vazhdosh të këndosh, po të kujtoj kryeprokuroren dhe atë të Krimeve të Rënda dhe citimet e ambasadorit amerikan, gjykata vendosi mbi presione.

Braçe: Kolegët që merren me çështje të jurisprudencës ju kanë mësuar se kryeprokurorja nuk ka më asnjë ndikim në çështje konkrete…

Spaho: Je bërë si Ali komiku

Braçe: Mjafton të mos bëhem si Lulzim komiku. Prokurorët kërkuan arrest me burg për Tahirin, nëse keni problem me gjykatën drejtohuni në KLD, e keni të tuajin, e zotëroni nga i pari tek i fundit, ata i kanë emëruar, ata i mbajnë në detyrë.

 

Fraksion.com