AktualitetTë fundit

Ish-gjyqtari Miri te Krimet e Rënda: Avokati kërkon gjykim të shkurtuar

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca paraprake për ish-gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri.

Avokati i tij ka kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë për të cilën shprehet gjykata që do të shqyrtojë dosjen në themel, shkruan top channel.

Shkëlqim Miri akuzohet për “korrupsion”, pasi iu gjendën në fillim të nëntorit 300 milionë lekë në shtëpi.

Kujtojmë se Shkëlqim Miri, gjyqëtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë u ndalua me urdhër të Prokurorisë për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij iu sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mije euro, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë.

 

Fraksion.com