Dita e zezë e Solingenit: 25 vjet ë parë; Humbën jetën 5 vajza turke
Pesë vajza dhe gra turke humbën jetën më 29 Maj 1993, kur ekstremistët e djathtë i vunë zjarrin shtëpisë së tyre. Atmosfera kundër të huajve ishte në pikun e saj në Gjermani ato vite.
Nëntë muaj më vonë, në 29 Maj 1993 zjarri pushtoi Solingenin. Në flakët e vëna në një shtëpi ku banonin turq, humbën jetën 5 vajza dhe gra. Saime Genç me 4 vjeç ishte viktima më e vogël. Gürsün Ince me 27 vjeç më e madhja. Hatice Genç ishte vetëm 18 vjeç, Gülüstan Özturk 12, dhe Hylua Genç vetëm 9 vjeç. Tragjedia ishte pasojë e zjarrit të vënë nga ekstremistët e djathtë gjatë natës.
Tre ditë më parë Bundestagu kishte ashpërsuar ligjin për azilin
Akti i turpshëm i Solingenit u zhvillua tre ditë pasi Bundestagu gjerman ashpërsoi ligjin për azilin. Koalicioni konservator, CDU/CSU dhe liberalët, FDP me mbështetjen e socialdemokratëve në opozitë ndryshuan ligjin kushtetues. Në bazë të nenit 16 të kushtetuës në Gjermani deri në atë pikë ofrohej pa asnjë kufizim e drejtë azili. Politika me këtë ndryshim reagoi pas rritjes masive të numrit të azilkërkuesve nga vitet 80-të.
Anetta Kahane: Atmosfera ishte e “helmuar”
Drejtuesja e Fondacionit Amadeo Antonio, Anetta Kahane sheh zhvillime paralele mes tragjedisë para 25 vjetësh dhe situatës së sotme në Gjermani- Çështja, se sa refugjatë mund të vijnë ende lidhet me pyetjen “a nuk kemi shumë të huaj në vend?”. Kjo përzierje dhe fakti që të huajt dhe refugjatët shihen si trup i huaj “e ka helmuar shumë atmosferën.” Kjo atmosferë helmuese i kushtoi jetën edhe Antonio Amadeos nga Angola pak javë pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990. Ai u godit për vdekje nga grupe ekstremistësh të djathtë me një shkop bejsbolli. Pesë nga autorët u dënuan me katër vite burg.
Por gjykatësit filluan të japin dënime më të ashpra pas tragjedisë së Solingenit. Autorët e identifikuar shpejt, 16 dhe 23 vjeç u dënuan për vrasje të pesëfishtë e 14 herë tentativë për vrasje me 10 deri në 15 vite burg. Avokati Rainer Brüsow tha atëherë se “Solingeni do të futet në librat e historisë së Gjermanisë së pas luftës si pika kulmore e armiqësisë ndaj të huajve.”/ Marcel Fürstenau.DW
Fraksion.com