AktualitetBota+Të fundit

Belgjikë, qëllohen për vdekje dy efektivë policie

Rikthehet paniku i sulmeve terroriste në Belgjikë.

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj një patrulle policie ne qytetin e Liezh duke vrare dy efektive.

Sipas mediave lokale, ka mbetur i vrare edhe një kalimtar, por kjo nuk është konfirmuar. Burime policore raportuan se agresori është neutralizuar, ndërsa mediat pretendojnë se ai është vrarë.

Motivet e ngjarjes nuk janë zbardhur ende, por sipas dëshmitareve pasi qëlloi ndaj policëve, autori kishte marrë peng një grua.

E gjitha zona ku ndodhi krimi u bllokua, ndërsa të pranishmit u larguan në panik e sipër.

 

Fraksion.com