AktualitetTë fundit

U kap në Kosovë, Prokuroria e Krimeve të Rënda: Nuk ka urdhër ndalimi për Albert Veliun

Pas ndalimit nga policia e Kosovës të shtetasit shqiptar Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Dëshmitari X” në audio-përgjimin për Agron Xhafaj, ka reaguar Prokuroria shqiptare.

Ndërkohë që nga autoritetet kosovare u bë e ditur se Veliu është ndaluar bashkë me të birin, nuk thuhet se me çfare akuze ka ndodhur ky ndalim.

Nga ana tjetër edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se nuk ka asnjë urdhër ndalimi për Veliun.
“Prokuroria për Krime të Rënda po kryen hetime në procedimin penal Nr. 95/2018 regjistruar për veprën penale të “Trafikimit të narkotikeve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Ndaj shtetasit Albert Veliu nuk ka urdhër ndalimi apo urdhër për ekzekutimin e ndonjë vendimi të Gjykatës për Krime të Rënda”, deklaron organi i akuzës.

 Fraksion.com