Spanjë: Parlamenti do të diskutojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë
Parlamenti spanjoll pritet të debatojë mbi një mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoy të enjten dhe të premten.
Lajmi u njoftua me një postim në Twitter nga kryetari i parlamentit.
Votimi mbi mocionin, i thirrur nga partia kryesore e opozitës ajo socialiste, duhet të zhvillohet në fund të debatit ditën e premte. Por sipas një zyrtari të parlamentit., votimi mund të shtyhet edhe për të shtunën, thotë VOA.
Socialistët e parashtruan mocionin që kërkon rrëzimin e kryeministrit Rajoy në parlament ditën e premte, një ditë pasi një gjykatë gjobiti partinë e tij atë Popullore, për përfitim nga fonde të paligjshme gjatë një procesi të gjerë gjyqësor lidhur me marrje rryshfetesh.
Gjykata Kombëtare e Spanjës tha të enjten se kishte zbuluar një sistem të gjerë të marrjes së ryshfeteve që u ishin dhënë ish-zyrtarëve të Partisë Popullore në këmbim të kontratave publike fitimprurëse mes viteve 1999-2005.
Gjykata dënoi 29 vetë me burg për një total prej 351 vitesh nën akuzat për korrupsion, përvetësim dhe pastrim parash.
Fraksion.com