AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Problem mungesa e koordinimit mes agjencive

Ekspertë gjermanë dhe amerikanë do vijnë në Shqipëri për të mbështetur agjencitë ligjzbatuese në luftën ndaj pastrimit të parave.  Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave kanë firmosur një marrëveshje me ‘Ernest&Yang’ për luftën ndaj pastrimint të parave. Rama deklaroi se janë disa eskpertë amerikanë dhe gjermanë që do vendosen në Shqipëri për luftën ndaj krimit ekonomik.

Rama u bëri thirrje agjencive ligjzbatuese për koordinim dhe ndërveprim dhe ftoi Prokurorinë të bashkëpunojë

Problemi më i madh i trashëguar në të gjithë sektorët për kryeministrin Edi Rama është ndërveprimi dhe koordinimi i institucioneve. Por për të ky problem koordinimi nuk është vetëm në institucionet shtetërore por dhe të tjera, duke përmendur dhe prokurorinë. Ai foli në nënshkrimin e marrëveshjes së qeverisë me një agjenci ndërkombëtare për luftën ndaj krimit ekonomik.

“Për nga rrezja e veprimit kjo strukturë e re është shumë e vogël, por për nga synimet dhe përmbajtja është i njëjti model, i bazuar tek eksperienca më e mirë ndërkombëtare, burimet e brendshme njerëzore të agjencive që aktualisht bëjnë këtë punë dhe domosdoshmëria që agjencitë tona të ndërveprojnë dhe koordinojnë vazhdimisht. Problem i madh i trashëguar në të gjithë sektorët dhe sigurisht kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit e korrupsionit, pastrimit të parave apo fshehjes së të ardhurave pa diskutim që ky problem i trashëguar del më në pah. Problemi i punës së pakoordinuar dhe ecjes së të gjitha agjencive, nuk flas vetëm për ato që varen nga qeveria, po dhe të tjera, flas për prokurorinë, në korsi të ndryshme. Besoj shumë që eksperienca që sjellin partnerët tanë do të jetë një vlerë e madhe e shtuar dhe qëllimi nuk është që të shfrytëzojmë gatishmërinë. Të punojmë së bashku në terren, me raste specifike, me raste që do të krijojnë modele të ndryshme të investigimit, për krimin ekonomik dhe fshehjen e të ardhurave dhe të krijojmë kushtet që të kemi një strukturë ndërveprimi mes agjencive tona shumë më të kualifikuar dhe eficente”, tha Rama.

Rama tha se “Forca e Ligjit” është shembull i adresimit në mënyrë prioritare i një fenomeni problematik për shoqërinë. “Operacioni “Forca ligjit” është shembull kuptimplotë i faktit se përtej punës së përditshme, adresimi në mënyrë prioritare i një fenomeni problematik për shoqërinë siç është sot goditja e rrjeteve të krimit të organizuar kërkon një ndërveprim dhe koordinim midis shumë strukturash dhe nuk mjafton vetëm struktura që është e angazhuar në rutinën e përditshme”, tha ai.

 

Fraksion.com