Ndalohet në Kosovë “Dëshmitari X”?
Mediat në Kosovë raportojnë se Policia e Kosovës ka vënë nën pranga shtetasin Albert Veliu, i njohur si “Dëshmitari X” në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj.
Albert Veliu është personi, i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.
Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më pas ai ka lene territorin e Shqipërisë për t’u strehuar në Kosovë.
Sipas shtypit kosovar, “Dëshmitari X” ka qenë duke qëndruar në Shtime, ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.
Fraksion.com