Life StyleTë fundit

Katër produktet kozmetike që duhet t’i hidhni menjëherë, ja arsyeja

Jemi të bindur se me pastrimin me themel të garderobës dhe shtëpisë keni mbaruar, ndaj po kalojmë tek çanta e makeuo-it duke e ditur mjaft mirë se dhe kjo e fundit ka nevojë për një pastrim! Sa e sa produkte i keni prej vitesh , sat ë tjera ju kanë skaduar dhe vazhdoni t’i mbani ose më keq t’i ruani ! Nëse nuk e keni ditur, të gjitha produktet kozmetike skadojnë dhe nëse përdorimi i disa prej tyre pas kësaj date nuk përbën rrezik për shëndetin ,disa të tjera mund të shkaktojnë probleme të lëkurës e jo vetëm !
Mësoni të lexoni etiketat e produkteve kozmetike
Jo të gjithë ne, jemi njohës shumë të mirë të produkteve kozmetike, por të paktën disa shenja konvencionale duhet të dini t’i lexoni ! Shenja e kutisë së hapur tregon se sa reziston ai produkt pas hapjes së parë (pra me pak fjalë është data e skadencës në varësi të kohës së hapjes).

image
Produktet që nuk janë ruajtur në mënyrën e duhur mund të shkaktojnë acarim të lëkurës, skuqje e probleme të tjera. Është e rëndësishme që produktet të ruhen siç thuhet në paketim në mënyrë që formula të jetë efektive.

image 1
Hidhni produktet që nuk i përdorni prej kohësh për t’u bërë vend produkteve të reja
Ndonëse rimeli mund të hollohet me një pikë vaj bajamesh, rekomandohet të hidhet pas 3 muajsh ! Kremi pudër gjithashtu pas një viti.

 

Fraksion.com