AktualitetRajoniTë fundit

Itali, kriza politike: Carlo Cottarelli zgjidhja; Emërohet kryeministër i Italisë

Carlo Cottarelli është propozuar nga presidenti Italian Sergoi Mattarella për të formuar qeverinë e re.

Ekonomisti me eksperiencë ndërkombëtare pranoi me rezerva postin. Ai deklaroi se qeveria e drejtuar nga ai do të jetë e kujdesshme për çështje të tilla që kanë të bëjnë me situatën ekonomike të Italisë.

Shumë parti kanë shprehur pakënaqësinë ndaj këtij vendimi. Posti i tij është i përkohshëm, derisa të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Itali.

“Do të dal para Paralamentit për të prezantuar një ligj për bilancin, e në rast besimi do të qëndroj deri në fillim të 2019-s. Në rast të kundërt do jap dorëheqjen e vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas muajit gusht”, u shpreh ai.

“Kam pranuar me rezervë mandatin për kryeministër dhënë nga Presidenti Sergio Mattarella”, ka deklaruar Carlo Cottarelli menjëherë pas përfundimit të takimit të tij me Kreun e Shtetit.

“Jam i nderuar për këtë detyrë, Qeveria ime do të prezatojë në parlament një program qeverisës që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme, që pritet të zhvillohen pas muajit gusht. Brenda një kohe të shkurtër do të kem gati listën e Ministrave. Qeveria e drejtuar nga unë do të jetë mjaft e kujdeshme ndaj situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Italia.”

Pas dështimit të përpjekjeve për të formuar qeverinë e koalicionit mes Lidhjes e 5 Yjeve, e dorëzimit të mandatit për Kryeministër nga juristi Giuseppe Conte, Presidenti i Italisë ka vënë në zbatim planin e tij të ri për formimin e një qeverie teknike e neutrale me përgjegjësi përballimin e problematikave më emergjente për vendin sidomos në planin ekonomik dhe funksionimin e plotë të legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 4 marsit.