Itali: Carlo Cotarelli, kandidati i ri për pë Kryeministër
Pas dështimit dhe të përpjekjeve të formimit të qeverisë së koalicionit mes Lidhjes e 5 Yjeve e heqjes dorë nga mandati për kryeministër të Giusseppe Contes, Italia ndodhet në një krizë të plotë institucionale e prej 84 ditësh pa qeveri.
Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në 70 vjet të historisë së Republikës italiane.
“Kjo situatë, u shpreh pak orë më parë kreu i shtetit Sergio Mattarella, ka vënë në alarm investitorët e konsumatorët italianë e të huaj, duke sjellë një rrezik konkret për italianët e familjet italiane”.
Për të dalë nga kjo situatë Presidenti i vendit ka vënë në zbatim një plan të ri në formimin e një qeverie teknike e neutrale që do të drejtoj vendin deri në zgjedhjet e ardhshme.
Personi që mund të drejtojë këtë qeveri dhe i thirrur sot me urgjencë në një takim me kreun e shtetit, është Carlo Cotarelli 62 vjeç, me profesionin ekonomist, me një eksperiencë prej 25 vitesh pune në Fondin Ndërkombëtar Monetar, 6 në Banka Italia si dhe komisar për ekonominë në qeverinë Letta e Renzi.
Nëse Carlo Cotarelli pranon mandatin e kryeministrit për formimin e një qeverie neutrale, ky ekzekutiv do të ketë si detyrë drejtimin e shtetit deri në zgjedhjet e ardhshme data e zhvillimit të të cilave do të përcaktohet në orientimin e vendimit të marrë nga Presidenti i Republikës.
Ndërkohë dështimi i formimit të qeverisë Conte ka shkaktuar një reagim të fortë nga 5 Yjet e Lidhja.
Lëvizja 5 Yje deklaron se do të vërë në zbatim nenin ’90 të Kushtetutës italiane ndaj presidentit Mattarella.
Ky nen parashikon vënien në akuzë të Presdientit të Republikës përballë parlamentit në rast se dyshohet për tradhëti të lartë e atentat ndaj Kushtetutës italiane.
Nga ana tjetër Partia Lidhja ka deklaruar se do të kërkojë një referendum për demokracinë dhe zgjedhje të menjëhershme.
Fraksion.com