AktualitetKosovaTë fundit

Dialogu Kosovë-Serbi drejt fundit, Veseli: Pas bisedimeve një vend në OKB, jo cenim të territorit

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë po shkon drejt fazës së fundit. Në qershor pritet të nisin negociatat në nivelet më të larta ndërshtetërore, të cilat duhet të përfundojnë me marrëveshje të detyrueshme për të dyja palët.

Për të folur mbi një ndër zhvillimet më të rëndësishme të vitit në Kosovë dhe rajon, ishte i ftuar në edicionin e lajmeve në Top Channel kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëkohësisht dhe kryetar i partisë PDK, pjesë e koalicionit qeveritar.

TCH: Veseli faleminderit që pranuat ftesën. Ju vetë, por dhe opozita në Kosovë keni thirrur disa tryeza politike që kanë për qëllim krijimin e konsensusit politik për këtë çështje. Çfarë arritur deri tani dhe çfarë synon Kosova në këtë dialog?

Kadri Veseli: Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran. Kosova synon ulëse në organizatat e Kombeve të Bashkuara. Anëtarësime në organizata të tjera ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë jo cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, më lejoni të theksoj, edhe institucional. Këto janë prioritete, të cilat ne si lidership i Kosovës, lidership institucional, kemi mandatin politik, këtë drejtim do ta mbajmë fuqishëm. Në të njëjtën kohë pres nga qytetarët që të kemi përkrahje. Kosova përfundimisht duhet ta përfundojë kapitullin me Serbinë. Problemet që I kemi pasur në të kaluarën gjenerata jonë duhet ti përfundojnë, në mënyrë që ti japë perspektivë vendit dhe gjeneratave që vijnë, në shtetin tonë Sovran dhe të pavarur”

TCH: Po Serbia çfarë pret? Dhe a do të jetë Kosova e gatshme të bëjë lëshime të reja?

Kadri Veseli: Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në progres, po flas për liritë dhe të drejtat e komuniteteve, jemi I vetmi vend që u japim të drejta maksimale, në të përqindje shumë të vogël komunitetesh të cilat janë jo-shqiptare, jo vetëm komuniteti serb por përfshirë edhe atë, ne do të punojmë edhe më tutje. Nuk është çështje që na dekurajon kjo pjesë. Por ajo që është kryesore: Sovraniteti dhe integriteti territorial dhe institucional I shtetit tonë të pavarur dhe Sovran është I shenjtë. Në të njëjtën kohë kemi garancione nga partnerët tanë ndërkombëtarë se në procesin e finalizimit të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, nuk do të cenohen këto parime të cilat I kemi ngritur edhe bashkërisht.

TCH: Krahas bisedimeve me Serbinë, Kosova pret edhe liberalizimin e vizave ketë vit. A prisni një rekomandim pozitiv në qershor?

Kadri Veseli: Ne presim rekomandim pozitiv. Ne e meritojmë rekomandimin pozitiv për arsye se të gjitha kushtet të cilat kanë qenë të vëna për Kosovën, janë plotësuar. Keni parasysh Kosova është i vetmi vend pothuajse në Europë qe 8 vite që është pa liberalizimin e vizave. Në të njëjtën kohë Kosova i ka plotësuar kushtet mbi 30% më tepër se sa secili vend tjetër, i cili e gëzon këtë të drejtë, liberalizimin e vizave. Unë, tani nga fillimi i qershorit, do të kem një tur të vizitave në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, duke filluar nga Brukseli. Përkatësisht në këto vende të cilat specifikisht kanë një rol apo mund të jenë pengesë në procesin e liberalizimit të vizave. Ne e meritojmë liberalizimin e vizave dhe në të njëjtën kohë unë e besoj shumë se skepticizmi I cili është brenda BE, nuk duhet as sesi ta ndëshkojë qytetarin e Kosovës, nuk duhet ta ndëshkojë Kosovën për arsye se në rrethanat në të cilat është aktualisht Kosova, kur ka bërë progres, i cili është për t’u shënuar kur ka plotësuar të gjitha kushtet, izolimi I qytetarëve i Kosovës si të vetmit qytetarë në Europë, do të ishte një damkë, e cila më tepër do të ishte e dëmshme për vetë reputacionin e Bashkimit Europian”

TCH: Ndërkohë z. Veseli, opozita në Kosovë flet edhe për zgjedhje të parakohshme, pas daljes së listës serbe nga qeveria, pas arrestimit të shefit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën Marko Gjuriq. Sa gjasa ka të ndodhë kjo?

Kadri Veseli: Ka legjitimitet kërkesa e opozitës, që ditës së parë prej humbjes së zgjedhjeve për të kërkuar për tu rikthyer në pushtet. Legjitimitet politik po them por në aspektin aktual se nga kalon Kosova, ju folët vetëm për disa sfida që Kosova ka që janë reale, përfundimi i dialogut me Serbinë, përkatësisht rrumbullakimi i sovranitetit të Kosovës dhe anëtarësimi në organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në të njëjtën kohë liberalizimin e vizave. Nuk e konsideroj as të sinqertë dhe as serioze kërkesën e opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, përkundrazi e shoh më tepër një frikë nga zgjedhjet e parakohshme dhe në të njëjtën kohë një konsumim për të pasur një agjendë, kur s’ka agjendë më të mençur.

 

Fraksion.com