AktualitetTë fundit

Vdes në aksident aktori i serialit ” Ertugrul”

Lajm i hidhur për produksionin, aktorët dhe ndjekësit e serialit historik turk, “Ertugrul”.

Aktori Arda Oziri, i cili luan rolin e Goktug, mikut të besuar të Sadettin Kopek, ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e së dielës pas një aksidenti me motor.

Sipas “Haberturk” aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit, kur motori i tij me tri rrota rrëshqiti në rrugë duke u përplasur me barrierat në Umraniye të Stambollit. Oziri, i plagosur rëndë, u dërgua me shpejtësi në Spitalin e Umraniyes, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Nëna, motra dhe kunati i aktorit mësohet se kanë mbërritur në Stamboll nga Izmiri për të marrë trupin e viktimës.

Ai iu bashkua serialit “Ertugrul” në vitin 2017 duke i dhënë jetë personazhit “Goktug”, si njeri shumë i besuar i Sadettin Kopek dhe ndihmës i tij në përgatitjen e grushtit të shtetit.

Aktori 39 vjeçar ka luajtur në më shumë se 15 seriale që prej vitit 1997.

Oziri, i lindur më 14 shtator 1978 në Izmir të Turqisë, përveç aktrimit ishte shumë i dhënë edhe pas muzikës dhe njihej si vokalist i grupit “Anemi”.

 

Fraksion.com