Protesta, policia: Procedohen penalisht 20 protestues të opozitës
Policia e Shtetit ka nisur procedim penal për 20 protestues të përfshirë në përplasjet e ndodhura në tubimin e së shtunës.
Sipas forcave blu nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se një grup prej 20 personash kanë krijuar tension dhe kanë goditur efektivët e policisë me rrjetë hekuri, gurë dhe shkopinj.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat e kundërshtimit të punonjësve të policisë, shkelje të lejes për protestë si dhe goditje për shkak të detyrës.
Procedimi i personave të dhunshëm u paralajmërua nga policia një ditë më parë përmes një njoftimi për mediat.
Policia deklaronte dje se është ngritur grupi hetimor së bashku me Prokurorinë për të evidentuar personat që tejkaluan të drejtën e protestës.
Fraksion.com