AktualitetBota+Të fundit

Novak: Gazi natyror amerikan, 40 për qind më i shtrenjtë se ai i Rusisë

Çmimi i gazit natyror të lëngshëm (GNL) që prodhohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), është me 30-40 për qind më i shtrenjtë se gazi i cili përçohet përmes tubacionit rus, deklaroi ministri rus për Energjetikën, Alexander Novak, transmeton Anadolu Agency (AA).

I cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass, Novak ka thënë së SHBA-të dëshirojnë që Evropa të blejë GNL-në amerikane, e cila është me 30-40 për qind më e shtrenjtë se gazi i cili përçohet përmes tubacionit rus.

Paraprakisht të premten, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se sistemi i tyre i tubacionit i lidhur me konsumatorët evropian, nuk ka konkurrencë.

“Të gjitha sistemet tona të tubacioneve, që janë të lidhura me konsumatorët kryesorë evropian, nuk kanë konkurrentë, përveç nëse Evropa dëshiron të blejë me një çmim të tepruar nga prodhues të tjerë”, tha Putin.

Rusia mbetet furnizuesi kryesor i Bashkimit Evropian, duke mbuluar 43 për qind të totalit të furnizuar, e ndjekur nga Norvegjia e cila mbulon 34 të importeve evropiane të GNL-së.

Gazi amerikan shkon kryesisht në tregun aziatik, megjithatë në vitet e ardhshme pritet që SHBA-të të bëhen njëri nga furnizuesit më të mëdhenj të Evropës me GNL.

 

Fraksion.com