AktualitetPolitikëTë fundit

Lu: Presione dhe ryshfet për Tahirin

Një ditë para seancës gjyqësore në Apel, në të cilën ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të kërkojë lirinë, reagon ambasadori amerikan Donald Lu, duke bërë një paralajmërim serioz.

Lu thotë se “kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve”.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i bën thirrje shoqërise civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para’.

“Askush nuk është mbi ligjin”, përfundon mesazhin e tij ambasadori.

Gjykata e la në arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa prokuroria kishte kërkuar arrest me burg. Avokatët e ish-ministrit thanë se do e apelonin vendimin dhe do të kërkonin lirinë.

Seanca gjyqësore është caktuar mesditën e së hënës, por në prag të saj, në mënyrë të paprecedentë ka dhënë paralajmërimin e tij ambasadori amerikan. Ai flet për presion, kërcënime dhe ryshfet që i është ofruar gjyqtarëve për këtë çështje./TCH

 

Fraksion.com