Ifax: Vriten katër ushtarakë rusë në Deir al-Zor të Sirisë
Katër ushtarakë rusë u vranë në luftimet në provincën lindore të Sirisë, Deir al-Zor, njoftoi agjensia e lajmeve Interfax të dielën, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.
Luftimet shpërthyen pasi disa grupe rebelësh sulmuan një bateri artilerie të ushtrisë siriane, tha ministria.
Dy këshilltarë ushtarakë rusë që drejtonin zjarrin e baterisë siriane u vranë në vend. Pesë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në një spital ushtarak rus. Dy prej tyre vdiqën nga plagët e mara.
Ministria tha se 43 luftëtarë u vranë në të njëjtat luftime, njoftoi Interfax.
Fraksion.com