AktualitetEkonomiTë fundit

Bashkëpunimi ekonomik për zhvillim,Schütz: Ne jemi në anën tuaj

Me “Festë në Rrugë“ festohet në Tiranë 30 vjetori i bashkëpunimit ekonomik për zhvillim, Gjermani – Shqipëri.

Një përvjetor që meriton një festë të pazakontë për rezultate të pazakonta: pjesëmarrjen e qytetarëve, përfituesve të drejtëpërdrejtë nga bashkëpunimi mes dy vendeve.  Panair në rrugë, produkte të biznesit shqiptar të mbështetur nga Gjermania, muzikë, argëtim, informacion, marrdhënie të reja.

Gjermania – donatorja më e madhe për Shqipërinë

Gjermania përbën një rast unikal në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e BE-së. Bashkëpunimi ekonomik për zhvillim filloi pa u rrëzuar diktatura komuniste, në vitin 1988, në vijim të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, duke rritur shpresën se era e ndryshimeve do të mbërrinte edhe në Shqipëri, vendin më të izoluar dhe të varfër në gjithë ish-Lindjen komuniste.

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, e cilësoi “të shkëlqyer” bashkëpunimin ekonomik për zhvillim mes dy vendeve.

Albanien Susanne Schütz deutsche Botschafterin in Tirana (DW/A. Ruci)

“Në 30 vjet bashkëpunim Gjermania dhe Shqipëria kanë ndërmarrë projekte në shumë sektorë kryesorë dhe kanë arritur sukses të konsiderueshëm. Në sajë të këtij bashkëpunimi të shkëlqyer janë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme standardet e jetesës së qytetarëve të Shqipërisë. Shqipëria po lëviz gjithmonë edhe më afër BE.” tha ajo.

Mbështetje për njerëzit në sektorë ku ka më shumë nevojë

Gjermania mbetet donatorja më e madhe e Shqipërisë me një mbështetje financiare që arrin në gjithsej rreth një miliardë dollarë, që në nivel botëror përbën ndihmën financiare gjermane më të  madhe për frymë popullsie. Sektorёt kryesorё tё mbёshtetjes gjermane ndaj Shqipërisë janё energjia, furnizimi me ujё tё pijshёm, ujësjellës-kanalizimet, mbёshtetja e ndёrrmarjeve tё vogla dhe tё mesme, arsimi profesional etj.

Albanien Peshkopia (GIZ)Njё nga projektet gjermane nё Shqipёri

“Gjermania mbështet sektorët ku ka më shumë nevojë dhe që përmirësojnë kushtet e jetesës për njerëzit. Ajo kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë, të bujqësisë që është shtylla kurrizore e ekonomisë së Shqipërisë” tha ambasadorja gjermane Susanne Schütz.

Ambasadorja Schütz përmendi edhe mbështetjen gjermane në menaxhimin e  mbetjeve, ruajtjen e biodiversitetit, në turizëm, arsim, shëndetësi, sistemin bankar, konsultimet për mundësitë e emigrimit të ligjshëm dhe mbështetje për riintegrimin e të riatdhesuarve në Shqipëri, mbështetje që Shqipëria të plotësojë kërkesat e BE-së, standardet dhe vlerat europiane dhe ndërkombëtare.

Në Shqipëri ka rreth 199 biznese gjermane dhe qeveria Rama kërkon ta përmirësojë edhe më tej klimën e biznesit që numri i tyre të rritet.

Shqipëria – shumë sfida përpara

Plane të reja ka përpara nga të dyja palët. Në vjeshtën e këtij viti janë planifikuar negociata ndërqeveritare dhe angazhime të mëtejshme financiare, bisedime për projekte të ardhshme. Gjermania do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në reformimin e sektorit të ujit të pijshëm, mbeturinave, nxitjen e zhvillimit në zonat rurale dhe bujqësi.

GTZ Albanien (DW)

“Ne jemi në anën e Shqipërisë. Qëllimi ynë është integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të saj fqinje të Ballkanit Perëndimor në BE, ankorimi në vlerat europiane të demokracisë dhe zbatimin e ligjit. Çfarë mund të bëjmë më shumë për të ndihmuar Shqipërinë që ka kaq shumë diell të gjenerojë energji dhe të jetë më pak e varur nga hidrocentralet? Si mund Shqipëria të adaptojë një qëndrim miqësor më të mirë me ndryshimet klimatike dhe si të përballet me përmbytjet kronike? Si mund Shqipëria të përdorë një koncept miqësor në fushën e transportit  për të parandaluar kolapsin e sistemit të saj të transportit? – tha ambasadorja Susanne Schütz, duke zbuluar idetë e reja të bashkëpunimit për zhvillim mes dy vendeve./DW

 

Fraksion.com