AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Faleminderit demokratëve që nuk duan ta shohin me sy qeverinë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook foli për protestën e opozitës në Tiranë.

Z. Rama tha se “falënderon shqiptart që nuk pranojnë të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë”. Dhe këtë falenderim ai e jep për të gjithë ata demokratë, “të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë” dhe  nuk morën pjesë  në protestë,  “në babaleprotestë”.

Postimin e tij  kryeministri e shoqëron me një foto të nje punonjësi bashkie duke pastruar pas protestës.

Ja statusi i z. Rama në Facebook

Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë

 

 

Fraksion.com