AktualitetPolitikëTë fundit

Post-protesta, Kryemadhi: Shembja e murit të drogës ka filluar

Pas protesës së opozitës kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi nga selia e partisë së saj se Rama duhet të largohet, pasi tani “nuk e ndjek më njeri nga prapa”.

“Dita e sotme, protestë qytetare për të treguar që është opozitë e bashkuar që çdo ditë e më shumë e afron Shqipërinë me BE dhe është vetëm qeveria e krimit dhe e drogës e Edi Ramës që e largon më shumë Shqipërinë nga BE. T’ thërrasë ndërgjegjes së tij të tërhiqet e largohet se tashmë është vetëm, nuk e ndjek më njeri nga prapa. Prandaj nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm të largohet për t’i dhënë mundësi dhe shans Shqipërisë të hapë negociatat me BE”, tha znj. Kryemadhi.

Ajo tha se shembja e murit të drogës ka nisur dhe nuk do të ndalet. “Shembja e murit të drogës ka filluar, dhe nuk do të ndalet më. Prandaj të mos ndalemi pa patur frikë, se nuk mund të kemi frikë nga një kadabër politike siç është Edi Rama me qeverinë e tij, po do pastruar ambienti për të rihapur hapësira të reja për integrimin europian të Shqipërisë”, tha ajo.

 

Fraksion.com