“Pasha po vijmë”, protestuesit nisen drejt Tiranës
Ditën e sotme mbahet protesta e lajmëruar e opozitës, e cila do të kulmojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ajo pritet që të jetë një protestë marshim, që nis nga ministria e Brendshme dhe përfundon tek Kryeministria.
Ndërkohë janë bërë gati automjetet që do të nisen nga rrethet për në protestën e PD që kulmon sot në orën 11:00 në Tiranë. Makinat të cilat po vijnë nga Shkodra mbajnë mesazhe për protestën e sotme.
Mësohet se sot nuk do të ketë një podium dhe shumë fjalime, por ajo që dihet deri tani është se protuestuesve do t’i drejtohet vetëm kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë një dite para protestes Fatmir Xhafaj tha se nëse audiopërgjimi është i vërtetë, ai do të dorëhiqet.
Nga rrethet protestuesit janë nisur për të qenë në protestën e orës 11.00. Në mjetet e tyre janë ngjitur dhe postera “Pasha po vijmë?”, “Kush është Pashai?”, etj.
Fraksion.com