Dy orët e protestës së opozitës; Ja incidentet që u regjistruan
Pas rreth dy orësh, ka përfunduar edhe protesta e opozitës, që pavarësisht tentative sporadike, mund të thuhet se u mbyll në mënyrë të qetë e paqësore.
Protestuesit u grumbulluan fillimisht në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku mbajti fjalën e tij edhe lideri i PD-së, Lulzim Basha. Ai bëri thirrje për t’u bashkuar kundër qeverisë në pushtet, që zhvat qytetarët dhe i shërben krimit e oligarkëve.
Më pas Basha ftoi protestuesit të marshojnë drejt qendrës së Tiranës, pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, brenda të cilës ndodhej edhe ministri Fatmir Xhafaj.
Incidentet e para u regjistruan para kryeministrisë, teksa turma po largohej për te godina e Ministrisë së Brendshme. Disa protestuesë hodhën flakadanë dhe sende të tjera, drejt forcave të policisë, por që gjithçka përfundoi shpejt dhe qetësisht.
Më pas, protestuesit rrethuan godinën e Ministrisë së Brendshme, ku krahas thirrjeve “Xhafaj Ik!”, tentuan disa herë të çajnë kordonin policor, që ruante perimetrin e sigurisë.
Forca të shumta policie që blinduan ministrinë e drejtuar nga Fatmir Xhafaj dhe u përplasen me protestuesit të cilët kërkuan të përparonin. Kur situata po përshkallëzohej Basha i cili ndodhej në selinë PD iu drejtua ministrisë për t’i kërkuar të tërhiqen.
Pati dhe protestues që e kundërshtuan duke kërkuar të vijonin të qëndronin aty deri në largimin e Fatmir Xhafës, qëllim për të cilin kishin dalë aty.
Në selinë e PD-së, Basha mbajti edhe fjalimin përmbyllës të protestës, ku falënderoi protestuesit dhe tha se bashkë me ta sot foli edhe Europa, që refuzoi hapjen e negociatave me qeverinë e krimit.
Pas pak minutash ai doli sërish në shkallët e selisë demokratike, ku dënoi gjakosjen e kryeredakrotit të RD-së, Bledi Kasmi nga ana e policisë.
Lideri i opozitës njoftoi protestuesit e do të shkonte menjëherë të takohej me të dhe të plagosuit e tjerë të protestës sipas tij, në Spitalin Ushtarak.
Fraksion.com