Dimitrov dhe Koxias në Nju-Jork: Mbrojtën interesat kombëtare; Shkojnë së bashku në Bruksel
Gjithsesi pas përfundimit të bisedimeve në Nju-Jork ndërmjetësuesi Nimic doli me deklaratë të shkurtër, në të cilën theksoi se ende nuk ka zgjidhje përfundimtare për kontestin me emrin, por bëri të ditur se të dyja palët janë të vendosura që të vazhdojnë të punojnë deri sa të gjendet zgjidhje. “Siç e dini kishim takim dje dhe sot, biseduam një ditë e gjysmë. Mund të them se shumë kemi punuar. Çështjet janë definuar mirë, shtrirja a tyre është ngushtuar. Mund të them se këto ishin bisedime për të cilat kemi punuar shumë”, tha Nimic, pas përfundimit të mbledhjes me dy ministrat.
Ndërmjetësuesi theksoi se Dimitrov dhe Koxias shkojnë në Bruksel, ku do të vazhdojë dialogu dhe shtoi se edhe pse ende nuk ka zgjidhje përfundimtare të dyja palët janë të gatshme të punojnë shumë që ta gjejnë zgjidhjen. “Bisedimet janë intensifikuar dukshëm, siç thanë të dyja palët kanë pozicione të rëndësishme, në pyetje janë interesat kombëtare. Të dy palët e dinë rëndësinë e arritjes së zgjidhjes dhe janë të vendosura ta bëjnë këtë”, shtoi Nimic. Dimitrov dhe Koxias pardje gati gjashtë orë biseduan me ndërmjetësuesin Methju Nimic, ndërsa dje bisedimet zgjatën rreth dy orë.
Pala e Maqedonisë para takimit në Nju-Jork e shprehu qëndrimin se propozimi Republika Ilinditase e Maqedonisë është i mirë për zgjidhje përfundimtare, përderisa ajo greke e refuzoi propozimin dhe theksoi se bisedojnë në bazë të katër emrave nga pakoja-propozime nga Nimic. Erga omnes, revizion kushtetues dhe emër nga propozimet e Nimicit ishin temat në tavolinën e bisedimeve në Nju-Jork, sipas ministrit pa resor dhe zëdhënës i Qeverisë greke, i cili dje theksoi se vlerëson se ekzistojnë parakushte politike dhe teknike për marrëveshje. Kryeministri grek Aleksis Cipras dje nga Selaniku porositi se Greqia në bisedimet nuk shkon që të japë diçka.
“Nuk shkojmë ta japim emrin Maqedoni, siç pohojnë disa, shkojmë ta marrim mbrapa diçka që është dhënë para 70 vjetëve”, tha Cipras. Cipras konsideron se emri pa përcaktim “i referohet botës antike greke dhe trashëgimisë së madhe kulturore të Maqedonisë greke”, ndërsa në bisedimet Athina synon që këtë ta kthejë mbrapa, diçka që sipas Ciprasit “nuk është e lehtë”. Kryeministri grek shtoi se është koha që dy vendet të ekzistojnë bashkë, të bashkëpunojnë dhe të jetojnë në paqe në dobi të gjithë botës. Partia opozitare Demokracia e Re, menjëherë dërgoi kritika deri te Ciprasi për shkak të deklaratës së tij nga Selaniku.
Nga partia greke, përmes një kumtese,komentuan se “Cipras vlerëson se emri i papranueshëm siç është Republika Ilinditase e Maqedonisë është fitore për vendin”. “Kryeministri, i cili nuk kishte sukses në të gjitha bisedimet të cilat i udhëhiqte për Greqinë, sot ka guxim të pohojë se Qeveria e tij synon të marrë dhe jo të japë emër për Shkupin. Dukshëm vlerëson se është fitore për vendin tonë, emri i papranueshëm siç është “Maqedonia Ilinditase” për të cilin bisedohet me zotëri Zaevin, shkruan në kumtesën e partisë konservative opozitare greke./koha.mk
Fraksion.com