AktualitetRajoniTë fundit

Sessions në Kroaci: Duhet partneritet më i fortë me Ballkanin për të luftuar krimin

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të forcojnë partneritetin me Ballkanin në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar.

Këtë e tha prokurori i përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions, shkruan TCH.

Në një takim të zhvilluar në Zagreb, me zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ai tha se bashkëpunimi ka prodhuar tashmë rezultate të mira, por nevojiten më shumë përpjekje.

Ne përballemi me një kërcënim serioz nga terrorizmi, trafikantët e drogës dhe njerëzve, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kriminelët e zgjuar përdorin kufij për t’u fshehur pas tyre, nuk duhet ta lejojmë këtë”, ka thënë Jeff Sessions.

Assosiated Press, që përcjell lajmin, thekson se rajoni i Ballkanit u shkatërrua nga një seri luftrash në vitet 90, të cilat siç thotë, përmbysën sistemin e sigurisë së ish Jugosllavisë dhe favorizuan lulëzimin e krimit të organizuar.

Sipas medias, tensionet janë ende të pranishme në rajonin që shërben si portë drejt Europës Perëndimore.

 

Fraksion.com