AktualitetTë fundit

“Sante Plus”: Së shpejti hap spitalin në Shqipëri; Në përgatitje ai në Kosovë

Grupi i spitaleve “Sante Plus” aktivitetet e saj i zhvillon në Turqi dhe në Ballkan, duke ofruar shërbime shëndetësore që përfshijnë 14 degë mjekësore. Ajo nisi historinë e saj nga Turqia si një grup spitalesh dhe është duke punuar tashmë 15 vjet. Pas një kohe, grupi vendos për të filluar turizmin mjekësor në Ballkan, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën 8 vjet më parë.

Ky grup i spitaleve me investim në ofrimin e shërbimeve mjekësore për dermatologji estetike, stomatologji estetike dhe kirurgji orale, ndërsa më pas me punë nisi edhe Qendra për Transplantimin e Flokëve.

Vesna Kamilova, koordinatore për Ballkanin e “Sante Plus” dhe drejtoreshë e përgjithshme e këtij spitali në Maqedoni, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) flet për punët e spitalit, mënyrën e funksionimit si dhe për planet e ardhshme.

Investimi i spitalit në Maqedoni filloi në vitin 2015, ndërsa përveç Maqedonisë, grupi i spitalit “Sante Plus” punon në mënyrë aktive edhe në vende të tjera të rajonit.

“Sante Plus nuk ndalet në Maqedoni, vazhdon në Ballkan. Ofrohen shërbime mjekësore në Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë. Përveç shërbimeve të përditshme shëndetësore ambulatore që ofrohen, Sante Plus fillon projekte të mëdha të tilla si spitali rajonal në Shqipëri, e cila për rreth një muaj do të hapet zyrtarisht. Do të jetë një spital i përgjithshëm që përmban të gjitha degët mjekësore. Projekti tjetër që është në procesin e përgatitjes është spitali që do të hapet në Kosovë dhe në projekt i ardhshëm për një spital rajonal në Maqedoni dhe Serbi”, deklaron Kamilova.

Në këtë kontekst, ndër të tjera, ajo thekson se ideja e tyre shtesë për investime në Maqedoni, hapja e një qendre rajonale, është përbërja shumë-etnike e këtij vendi ku jetojnë popuj të ndryshëm dhe vizita e pacientëve nga rajoni për shërbimet mjekësore që ofron “Sante Plus”.

“Një ide shtesë për investime në Maqedoni është që ne tashmë i marrim pacientët që vijnë nga vendet e Ballkanit për shërbimet që ofrojmë këtu. Për momentin ajo është biopsia testikulare si dhe gjinekologjia dhe ortopedia. Pacientët vijnë nga rajoni i Sanxhakut, Mali i Zi, Serbia jugore, nga Kosova, kështu që kapaciteti i pacientëve që vijnë nga jashtë është rritur, duke rritur nevojën për shërbime shtesë shëndetësore e mjekësore”, tha Kamilova.

Ajo thotë se qëllimi i grupit të spitalit “Sante Plus” në Maqedoni është se në vend që t’i dërgojnë pacientët në Turqi, si në vitet e mëparshme, të bëjë një qendër rajonale që do të ofrojë shërbime në vend për të gjithë ata pacientë të cilët deri më tani nuk kanë mundur të trajtohen në vend, gjë e cila siç thotë ajo, është edhe qëllimi i turizmit mjekësor.

“Rritja më e madhe e turizmit mjekësor është në Maqedoni, sepse ajo është qendra e Ballkanit”, u shpreh Kamilova, duke shtuar se për këtë tregon fakti se pacientët vijnë nga të gjitha vendet e rajonit, shumica e të cilëve janë nga Kosova.