Rama: Do të zhdukim fushat e turpit çerekshekullor të plehrave
Kryeministri Rama së bashku me mirmëngjesin e zakonshëm për ndjeksit e tij në rrjetin social Facebook, sot ka zgjedhur një vidio për të kujtuar se si ishte “Sharra e lemerisë së deridjeshme mjedisore “, që ndodhej për vetëm 7 minuta nga Sheshi Skënderbej.
Por ai thotë se transformimit që po ndodh sot, e që do të shtrihet më tej deri në zhdukjen e fushave të turpit çerekshekullor të plehrave, do t’ja ndyshojë faqen.
Kjo do të bëhet realitet “falë vullnetit e financimit të qeverisë për të bërë Shqipërinë e pastër Europiane.”
Ja postimi i z. Rama në Facebook:
MIRËMËNGJES 😃
dhe meqë disave nuk u kujtohet si ishte Sharra e lemerisë së deridjeshme mjedisore 7 minuta nga Sheshi Skënderbej, me këtë pasqyrë të së deridjeshmes dhe transformimit që po ndodh sot, e që do të shtrihet më tej deri në zhdukjen e fushave të turpit çerekshekullor të plehrave, nga Durrësi pranë e me radhë kudo tjetër, falë vullnetit e financimit të qeverisë për të bërë Shqipërinë e pastër Europiane, ju uroj një ditë të mbarë
Fraksion.com