AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta e opozitës: 1500 policë në terren; Ja rrugët që bllokohen

Zbardhet plani i masave të policisë për protestën e të shtunës të opozitës.

Autobusët nga rrethet nuk do lejohen të futën në qendër të Tiranës. Të angazhuar mesohet se do te jene rreth 1500 police.

Pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku do të mbahet protesta do stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës. Vëmendje i është kushtuar ruajtjes së institucioneve të cilat do të jene nën ruajtje nga reparti për sigurinë e brendshme dhe ceremonialin si edhe nga Garda e Republikës.

Masa ka marrë edhe policia rrugore. Do të ketë devijim trafiku në aksin që lidh bulevardin me qendrën dhe do të bllokohet qarkullimi rrugor përgjatë bulevardit. Kufizime do të ketë edhe në rrugët lidhëse.

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këtë hapësirë që prej të premtes. Autobusët që do të sjellin protestuesit nga rrethet nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.

Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët ndërlidhëse të tij.

Plani i masave u hartua nga Policia e Shtetit dhe ajo e Tiranës bazuar në informacionet e marra nga agjentët si edhe shërbimi informativ shtetëror.

Opozita ka dorëzuar në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës. Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00, ndërsa në kërkesë nuk përcaktohet një orar për mbylljen.

Kjo përkon me diskutimet që bëhen ende në radhët e partive opozitare, por dhe brenda Partisë Demokratike për zgjatjen e protestës për 72 orë.

 

Fraksion.com