Pochettino ‘shuan’ zërat e merkatos, rinovon me Tottenhamin
Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino largon zërat e merkatos, duke rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Tottenham Hotspur për 5 vitet e ardhshme dhe duke snobuar përfundimisht edhe interesimin e Realit të Madridit, që e shikonte si pasuesin ideal të francezit Zinedine Zidane.
Pochettino ka arritur akordin me drejtuesit e klubit londinez dhe aventura e tij në ishull do të vazhdojë gjatë. Nga kontrata e re amerikano-jugori do të përfitojë plot 8,5 milionë paund në sezon duke u bërë kështu një nga trajnerët më të paguar në Premier League, bashkë me emra të tillë si Pep Guardiola e Jose Mourinho.
Pochettino do ta drejtojë skuadrën edhe në stadiumin e ri ndërsa misioni për sezonin e ardhshëm do të jetë fitimi i titullit kampion në Angli.
Argjentinasi do të ketë dorë të lirë në merkato për të përforcuar skuadrën në mënyrë që Tottenham të mos e mbyllë më kampionatin në vendin e 3-të por të rivalizojë dy skuadrat e Manchesterit në garën për titull./TCH
Fraksion.com