AktualitetNATO/BETë fundit

NATO: Aleatët pranojnë Misionin e Japonisë në Belgjikë

Këshilli i Atlantikut të Veriut,  njoftojnë burimete e NATO-s, ra dakord të enjten, më 24 maj 2018,  të pranojë kërkesën e Japonisë për të caktuar Ambasadën e saj në Belgjikë, si Misioni i saj në NATO. Ambasadori i Japonisë në Belgjikë do të jetë Shefi i Misionit të Japonisë në NATO.

Në vitin 2011, aleatët vendosën të ftojnë të gjitha vendet partnere për të krijuar Misionet në NATO. Që atëherë, një numër i shumtë partnerësh e kanë bërë këtë, për të thelluar më tej lidhjet me Aleancën.

Japonia është partneri  i NATO-s jashtë Europës  prej një kohe të gjatë, me thellimin e bashkëpunimit që nga fillimi i viteve 1990. Gjatë viteve, Aleanca dhe Japonia kanë punuar së bashku për të stabilizuar Afganistanin, për të luftuar piraterinë jashtë brigjeve të Somalisë dhe për të forcuar partnerë si Gjeorgjia, Ukraina, Moldavia dhe Jordania. Sot, Japonia ka zyrtarë ndërlidhës në NATO, duke përfshirë në Shtabin Suprem Pushtetin Aleat në Evropë në Belgjikë dhe Komandën Detare në Mbretërinë e Bashkuar. Japonia gjithashtu kontribuon me një oficer të stafit në mbështetje të punës së Aleancës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vizitoi Tokion në tetor 2017, ku u takua me Kryeministrin Shinzo Abe, ministrin e Jashtëm Taro Kono dhe ministrin e Mbrojtjes Itsunori Onodera. Gjatë vizitës, të dy palët ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në fushat me shqetësim të përbashkët, duke përfshirë sigurinë detare, mbrojtjen kibernetike, përhapjen e armëve bërthamore dhe integrimin gjinor në misionet paqësore.

 

Fraksion.com